Bayern pendohet për lojtarin që e rriti vetë! E kërkon në janar, por kushton 90 mln euro

Kenan Yildiz është një nga objektivat kryesorë të Bayern në merkaton e janarit. Klubi bavarez, sipas ekspertit Ekrem Konur, ka kohë që e ndjek rritjen e lojtarit të Juventusit.

Yildiz ka qenë më parë pjesë e ekipit të të rinjve të Bayern, por pa arritur të ngjitej lart dhe të bëhej protagonist në ekipin e parë. Agjenti i tij, madje, pati deklaruar se “dikush ose disa persona në klub” nuk e donin.

Kontrata aktuale e mesfushorit ofensiv në Torino skadon në 2029. Ai kushton rreth 90 mln euro, ose të paktën kaq kërkon “Zonja e vjetër”.

Bayern po joshet nga ideja për ta rikthyer Yildiz në “Säbener Straße”. Ai ka qenë qysh 7 vjeç pjesë e Bayern, edhe pse në 2022 ëndrra e tij bavareze u ndërpre. 

Për yllin e Juventusit kanë interes edhe Barcelona, Chelsea dhe Borussia Dortmund.

The post Bayern pendohet për lojtarin që e rriti vetë! E kërkon në janar, por kushton 90 mln euro appeared first on Telesport.