Bayern nuk ka të ndaluar këtë sezon. “Viktima” e radhës e bavarezëve është Dortmundi. Në supersfidën e luajtur në “Allianz Arena”, Bayern ka fituar 2-1 ndaj rivalit kryesor, në garën për titullin kampion.
Për bavarezët shënuan nga një gol në secilën pjesë, në të parën shënoi Harry Kane, pas asistit të Joshua Kimmich. Në minutën e 78-të, Olise dyfishoi shifrat. Jobe Bellingham nuk largon dot topin nga vija fatale, anësori francez i bavarezëve e shtyu në rrjetë.
Në minutën e 84-të, Julian Brandt ngushtoi shifrat. Mesfushori verdhezi devijoi në rrjetë topin e ardhur nga Julian Ryerson. Pas kësaj fitoreje, Bayern kryeson me 21 pikë të plota në 7 ndeshje dhe është 5 pikë para nga vendi i dytë që mbahet nga Leipzig. Dortmund renditet në vendin e katërt me 14 pikë.
The post Bayern nuk e diskuton as Dortmundin dhe e “mbyll” kampionatin që tani (video) appeared first on Telesport.