Bayern në hall të madh, nuk ka asnjë portier për sfidën ndaj Atalantës. Zbulohet se kush do ta mbrojë portën

Pavarësisht fitores 1-6 në ndeshjen e parë në Bergamo ndaj Atalantës, e vlefshme për fazën e 1/16-ve në Champions League, Bayern gjendet në një moment delikat për ndeshjen e kthimit ndaj italianëve.

Aktualisht, Bayern nuk ka asnjë portier në dispozicion. Manuel Neuer, Christian Früchtl, Sven Ulreich dhe Josip Klanac, janë të katërt të dëmtuar, duke i vënë bavarezët në një situatë aspak të zakonshme për sfidën e radhës, ku më e afërta është në mesjavë.

Në këtë situatë, drejtuesit e Bayern-it kanë thirrur dy portierë të rinj nga ekipi i moshave që nuk kanë luajtur kurrë një ndeshje profesionale: 16-vjeçarin Leonard Prescott dhe 19-vjeçarin Jannis Bartl. Njëri prej tyre do të debutojë me ekipin e parë të Bayern dhe do të zbresë për herë të parë në fushë në një ndeshje në Champions League.

The post Bayern në hall të madh, nuk ka asnjë portier për sfidën ndaj Atalantës. Zbulohet se kush do ta mbrojë portën appeared first on Telesport.