Bayern Munich nuk ka hequr dorë nga interesi për Ronald Araujo. “El Nacional” raporton se mbrojtësi uruguaian ka kërkuar një takim me trajnerin Hansi Flick, për të vendosur përfundimisht të ardhmen e tij.
Nga 1-15 korrik, Araujo kishte një klauzolë në kontratë ku mund të largohej për 60 milionë euro, pas datës ai vlen 1 miliard euro, sipas klauzolës që ka vendosur klubi katalanas. Gjithsesi, nëse ndodh transferimi te Bayern, sigurisht që bavarezët nuk do paguajnë 1 miliard euro, por marrëveshja mes palëve mund të mbyllet për një shifër 50-60 milionë euro.
Sezonin e kaluar, Araujo humbi vendin e titullarit te Barcelona, por pavarësisht kësaj për të ka pasur interes nga disa klube të mëdha, ku kryesori për momentin është Bayern Munich. Vincent Kompany e vlerëson shumë 26-vjeçarin dhe e sheh atë si përforcimin ideal në mbrojtje.
Duke qenë se Flick preferon më shumë si titullarë dyshen Ingo Martinez-Pau Cubarsi, ky vendim hap rrugën për largimin e Araujo nga katalanasit. Gjithsesi, do jetë takimi mes trajnerit dhe vetë lojtarit që do të vendosë përfundimisht fatin e tij.
The post Bayern Munich nuk ka hequr dorë nga ylli i Barcelonës, pritet takimi vendimtar me Flick appeared first on Telesport.