Troy Parrott është padyshim heroi i momentit në Irlandë. E vetmja mënyrë që ëndrra e Irlandës për Kupën e Botës të vazhdonte ishte nëse ata mund të mposhtnin Portugalinë në shtëpi dhe Hungarinë jashtë fushe. Të enjten e kaluar, Troy Parrott shënoi dy herë në Dublin për të mposhtur një nga ekipet më të mira të Evropës. Dje, në një nga ndeshjet më dramatike në kualifikueset e Kupës së Botës, Parrott shënoi një tregolësh ndaj Hungarisë, me golin e fitores që erdhi në minutën e 95-të. Tani Irlanda do të luajë në play-off, duke qenë një hap larg Kupës së Botës.
Sulmuesi 23-vjeçar që luan për AZ Alkmaar ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve të mëdha. Mediat gjermane raportojnë se Bayern Munich po interesohet seriozisht për sulmuesin irlandez dhe mund të sigurojë transferimin e tij që në merkaton e janarit.
Parrott ka shënuar 13 gola në 14 ndeshje këtë sezon në të gjitha garat me fanellën e Az Alkmaar, ndërsa në Eredivisie ka shënuar 6 gola në 7 ndeshje. Forma fantastike e irlandezit sigurisht që nuk mund të injorohet nga klubet e mëdha. Përveç Bayern, me siguri që ditët në vijim do të ketë interes serioz edhe nga klube të tjera të mëdha.
The post Bayern Munich në sulm për heroin e Irlandës në kualifikueset e Kupës së Botës appeared first on Telesport.










