Leon Goretzka do të largohet përfundimisht si lojtar i lirë në fund të këtij sezoni nga Bayern Munich. Klubi bavarez ka vendosur të mos i rinovojë kontratën mesfushorit 30-vjeçar, ndaj ai është i detyruar të gjejë ekip të ri në verë.
Megjithëse javët e fundit u përfol se palët kishin rënë dakord për një rinovim të kontratës, duke gëzuar kështu tifozët bavarezë, mediet gjermane bëjne me dije se klubi ka vendosur përfundimisht të mos rinovojë me mesfushorin.
Nëse për Goretzka nuk ka vend te Bayern, mesfushorin e duan shumë klube të njohura, si në Bundesligë, ashtu edhe në ligat e tjera elitare. Dy klubet e fundit që kanë shprehur interes per mesfushorin gjerman, janë Napoli dhe Atletico Madrid.
The post Bayern Munich merr vendimin final për Leon Goretzka, tifozët bavarezë do jenë kundër appeared first on Telesport.










