Bayern Munichu nuk ndalet dhe ka shënuar fitoren e radhës në Bundesliga, këtë herë në shtëpi ndaj Borussia Monchengladbach.
Skuadra bavarezze arkëtoi pikët e plota falë një triumfi 4-1 te një ndeshje e cila nuk u diskutua asnjë moment.
Ishte Luis Diaz (14 gola dhe 11 asist në Bundesliga) që shënoi një supergol vollej për ta zhbllokuar epërsinë pas 33 minutave lojë.
Ndërsa, ishte Laimer që dyfishoi epërsinë pas asistimit të Diaz (45+1’).
Bayerni ishte edhe më i mirë në pjesën e dytë, për ta shënuar golin e tretë përmes Jamal Musiala nga penalltia (57’).
Mysafirët mbeten faktikisht me një lojtar më pak pasi Reitz bëri një ndërhyrje të rëndë brenda zonës.
Kurse, fitoren e vulosi Nicolas Jackson pas një asistimi fantastik të Karl (79’).
E tëra që bëri Monchengladbach ishet goli i nderit përmes Moyha (89’).
The post Bayern Munich me poker, sulmi vazhdon të jetë zjarr. Feston dhe Musiala appeared first on Telesport.










