Bayern Munich ka shënuar edhe fitoren e gjashtë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.
‘Bavarezët’ në ndeshjen e xhiros së fundit kanë mposhtur Tottenhamin e Jose Mourinhos në ‘Allianz Arena’ me rezultat 3 – 1.
Kingsley Coman në minutën e 14-të kaloi në epërsi 1 – 0 gjermanët, ndërsa Ryan Sessegnon gjatë minuta më vonë barazoi gjithçka në 1 – 1.
Bayern Munich nuk hoqi dorë nga fitorja, duke shënuar edhe dy herë të tjera, me Thomas Muller (45′) dhe Philippe Coutinho (64′).
Pas gjashtë ndeshjeve, Bayerni kryeson me 18 pikë, i ndjekur nga Tottenham Hotspur me 10 pikë.