Bayern Mynih po punon në shumë fronte gjatë merkatos dimërore, por fokusi kryesor janë rinovimet e kontratave të lojtarëve kyç. Klubi zakonisht preferon të marrë vendime herët për t’i shmangur situatat e ndërlikuara si ato me Alaba, Lewandowski apo së fundi Davies, i cili u përfol te Real Madridi, por rinovoi para një dëmtimi të rëndë.
Vendime të rëndësishme duhen marrë për elementë si Manuel Neuer (39 vjeç, kontrata skadon më 30 qershor). Vetë Neuer deklaroi: “Nuk kam vendosur ende. Dua të marr kohën e duhur për të vlerësuar situatën: si ndihet trupi im? Shëndeti? A ka kuptim të vazhdoj?”
Situatë e ngjashme për Dayot Upamecano (27 vjeç), me interes nga Real Madridi dhe PSG. Po ashtu, Raphaël Guerreiro (32 vjeç), Serge Gnabry (30 vjeç) dhe Leon Goretzka (30 vjeç) kërkojnë vendimmarrje. Për Gnabry po diskutohet rinovimi deri më 2028, ndërsa rinovimi i Goretzka duket i vështirë, me interes nga Napoli, Juventusi dhe Barcelona.
The post Bayern Munich, jo vetëm Upamecano. Kontratat në skadim për t’u sistemuar deri në qershor appeared first on Telesport.










