Bayern Munich interesohet për yllin e Barcelonës i cili ka një klauzolë lirimi

Barcelona është tërësisht e fokusuar në përpjekjen për ta fituar tripletën, por teksa sezoni po shkon drejt fundit, shumë ekipe tashmë po planifikojnë për sezonin e ardhshëm.

Në Kataloni, fokusi do të jetë më shumë tek largimet që do të ndodhin se sa ardhjet e reja.

Këtu më së shumti temë diskutimi do të jetë padyshim Ronald Araujo.

26-vjeçari e humbi pjesën e parë të sezonit shkaku i lëndimit, dhe me 18 muaj të mbetur në kontratën e tij, ai rinovoi deri në vitin 2031 në janar.

Ai gjithmonë e kishte bërë të ditur përkushtimin ndaj Barcelonës, por ka një klauzolë lirimi prej 65 milionë eurosh në marrëveshjen e tij të re, e vlefshme prej 1-15 korrik këtë verë, nëse dëshiron të largohet.

Sipas një raportimi nga Sport, Bayern Munich është interesuar për situatën e tij. Araujo ka tërhequr interesimin e bavarezëve edhe vitin e kaluar gjithashtu, ku atëherë diskutohej një lëvizje e mundshme e tij në Gjermani për 60-80 milionë euro.

Interesimi për uruguaianin u ftoh pasi gjiganti gjerman transferoi Kim Min-Jae nga Napoli atë verë.

Me reprezentuesi nga Korea e Jugut që ka vuajtur për të gjetur veten në Mynih, Bayern po e konsideron shitjen e tij, me Newcastle United, Chelsea dhe Juventus që janë të interesuara për të.

Drejtuesit e klubit gjerman po synojnë transferimin e një mbrojtësi të ri, ku emra si Jonathan Tah dhe Dean Huijsen janë përmendur si alternativa të mundshme.

Në rastin e Tah, Barcelona ka arritur një marrëveshje verbale me reprezentuesin gjerman këtë verë, por për shkak të shqeësimeve të tyre për kufirin e pagave, nuk ka siguri nëse do të jenë në gjendje të nënshkruajnë me të.