Bayern Munich, forcë e natyrës. Ka vetëm fitore, Kane është i papërmbajtshëm

Sezoni i mallkuar 2023-2024 mbetet ende i gjallë në kujtesën e bavarezëve, kur panë Bayer Leverkusen të fitonte kampionatin, Kupën e Gjermanisë dhe Superkupën. Për të reaguar ndaj asaj goditjeje, klubi vendosi të ndryshojë rrënjësisht, duke ia besuar projektin e ri Vincent Kompany.

Në moshën 38-vjeçare, ish-mbrojtësi belg e udhëhoqi Bayernin drejt rikthimit te lavdia. me 25 fitore, 7 barazime dhe vetëm 2 humbje, bavarezët rimorën titullin e kampionit dhe hapën sezonin e ri me triumfin në Superkupë. Në sezonin aktual, Bayerni ka pasur start historik: 13 fitore në 13 ndeshje në të gjitha garat, rekord absolut në top-5 ligat europiane. Në Bundesligë ka 30 gola të shënuar dhe vetëm 4 të pësuar.

Me afrimet inteligjente të Luis Díaz (70 milionë €) dhe Nico Jackson (16.5 milionë € huazim), plus mbrojtësin Tah dhe shpërthimin e Olise (20 gola, 23 asistime), ekipi bavarez duket i pathyeshëm. Harry Kane po udhëheq si “uragan” me 12 gola në 8 ndeshje.

The post Bayern Munich, forcë e natyrës. Ka vetëm fitore, Kane është i papërmbajtshëm appeared first on Telesport.