Bayern Munich e ka gati çekun, 100 milionë euro për yllin e ri francez

Edhe pse ka pasur interes për disa emra në këtë merkato, Bayern Munich deri tani nuk ka finalizuar dot asnjë goditje të madhe. Por, drejtuesit bavarez janë të gatshëm të shpenzojnë 100 milionë euro, për të sjellë në Munich, një nga yjet më të mirë të momentit.

Objektiv i madh i bavarezëve është ylli i PSG-së, Bradley Barcola. Edhe pse konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë të momentit për moshën e tij, 22-vjeçari humbi disi terren në pjesën e dytë të sezonit të kaluar me PSG-në, duke ditur që kampioni i Francës ka një ekip me super yje dhe konkurrenca për një vend titullari është shumë e fortë.

Në anën tjetër, drejtuesit e Bayern e shohin francezin si përforcimin e duhur në sulm, për ta rreshtuar atë përkrah emrave si Olise Apo Kane. Edhe pse bavarezët janë gati të shpenzojnë 100 milionë euro, duket e vështirë që PSG të heq dorë prej një lojtari si Bradley Barcola.

The post Bayern Munich e ka gati çekun, 100 milionë euro për yllin e ri francez appeared first on Telesport.