Bayern Munich arrin marrëveshje me sulmuesin, klubi nglez rrit pretendimet financiare

Bayern Munich po përshpejton bisedimet për transferimin e Anthony Gordon dhe thuhet se tashmë ka siguruar miratimin e lojtarit. Sipas “Bild”, klubi bavarez ka arritur një marrëveshje paraprake me sulmuesin anglez të Newcastle United, i cili konsiderohet si një nga objektivat kryesorë për forcimin e sulmit sezonin e ardhshëm.

Megjithatë, negociatat mbeten të ndërlikuara financiarisht. Newcastle e vlerëson Gordon rreth 90 milionë euro, ndërsa Bayern thuhet se është i gatshëm të shkojë deri në 60 milionë euro. Një diferencë e konsiderueshme, pavarësisht se dëshira e lojtarit për t’u larguar nga Anglia është në favor të bavarezëve.

Për më tepër, konkurrenca për lojtarin 25-vjeçar, është mjaft e ashpër. Përveç Bayern, thuhet se janë të interesuar edhe Chelsea, Arsenal, Liverpool dhe Manchester City. Madje edhe Barcelona po e monitoron situatën nga afër.

Gordon, i blerë nga Newcastle në vitin 2023 nga Everton për rreth 45 milionë euro, ka një kontratë deri në vitin 2030. Ardhja e tij e mundshme në Mynih do të rriste më tej cilësinë sulmuese të Bayern dhe mund të zvogëlonte ndjeshëm hapësirën e Serge Gnabry.

The post Bayern Munich arrin marrëveshje me sulmuesin, klubi nglez rrit pretendimet financiare appeared first on Telesport.