Bayern, Milan apo Dortmund? Ku do të transferohet “Messi grek”? Nis gara për yllin e ri ballkanas

I konsideruar si “Messi grek”, Konstantinos Karetsas ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha në Europë. Me 2 gola dhe 12 asiste në 32 paraqitje këtë sezon, Konstantinos Karetsas është një nga talentet e reja që po shkëlqen në Belgjikë me fanellën e Genk.

Për 18-vjeçarin grek, të cilin shumë e krahasojnë me Lionel Messin, për potencialin e tij të pamohueshëm, cilësitë dhe aftësitë, aktualisht ka një garë të fortë mes tri klubeve të mëdha: Milan, Bayern Munich dhe Borussia Dortmund, sipas asak që bën të ditur “Mundo Deportivo”.

Karetsas ka një kontratë aktuale deri në vitin 2029 me Genk dhe një vlerë në treg 28 milionë euro sipas Transfermarkt.com. Ajo që mund të thuhet me siguri të plotë është se 18-vjeçari grek do të jetë një nga personazhet kryesor të merkatos së verës që po vjen.

The post Bayern, Milan apo Dortmund? Ku do të transferohet “Messi grek”? Nis gara për yllin e ri ballkanas appeared first on Telesport.