Bayern merr lajmin e mirë, ylli i Liverpool pranon ofertën! Kushton 80 mln euro

Më në fund një lajm i mirë për Bayern!

Ylli i Liverpool, Luis Diaz, ka refuzuar ofertat e Barcelonës dhe ka vendosur të transferohet në “Allianz Arena”. Kolumbiani është joshur nga ideja për të luajtur në Mynih.

Gazeta gjermane Bild raporton se sulmuesi anësor i “The Reds” ka njoftuar klubin e tij për dëshirën që ka. Ai mezi pret lëvizjen te rekordmenët e Bundesligës.

Bayern duhet të paguajë 80 mln euro për kartonin e tij. Shifër e lartë, por e pranueshme për tregun e sotëm ndërkombëtar të futbollit.

The post Bayern merr lajmin e mirë, ylli i Liverpool pranon ofertën! Kushton 80 mln euro appeared first on Telesport.