Bayern Munich ka fituar 5-0 ndaj Hamburger SV në “Allianz Arena”, për javën e tretë të Bundesligës. Serinë e golave e hapi Serge Gnabry pas 3 minutash lojë, anësori shënoi me një goditje të fuqishme brenda zonës. Në minutën e 9-të ishte radha e Pavlovic për të shënuar goline dytë, pas një kombinimi të bukur me Harry Kane.
Në minutën e 24-të, arbitri jep penallti për bavarezët pas prekjes së topit me dorë brenda zonës. Topin e merr Harry Kane, i cili nuk gabon dhe shënon golin e tretë. Ky është goli i 67-të për anglezin në 66 ndeshje në Bundesligë dhe tashmë ai ka shënuar ndaj çdo ekipi me të cilin është përballur.
Në minutën e 30-të ishte radha e Luis Diaz për të shënuar golin e katërt, pas një topi të shpejtë të Kimmich nga goditja e dënimit, që i zuri në befasi kundërshtarët. Pjesa e parë mbyllet 4-0 për bavarezët.
Në minutën e 63-të, pas një kombinimi të bukur Olise-Keane, anglezi shënon golin e pestë për Bayern dhe të dytin personal në këtë takim. Bayern fiton përfundimisht 5-0 dhe kryeson i vetëm me 9 pikë të plota, pas 3 javëve të para.
The post Bayern “manita” ndaj Hambruger SV, Harry Kane shkruan historinë (video) appeared first on Telesport.