Pas barazimit 2-2 ndaj Union Berlin, që ndali serinë e 16 fitoreve rresht, Bayern Munich është riktheyer sërish te fitorja. Bavarezët kanë mundur 6-2 Freiburg, në sfidën e javës së 11-të në Bundesligë, e luajtur në “Allianz Arena”.
Bayern Munich është zënë në befasi nga Freiburg në minutat e para, ku miqtë kaluan në avantazh të dyfishtë duke e gjetur të papërgatitur në dy raste mbrojtjen e Kompany. Yuito Suzuki shënoi fillimisht për Freiburg në minutën e 12-të, pas topit të ardhur nga goditja e këndit. Johan Manzambi dyfishoi shifrat në minutën e 17-të, duke shënuar me kokë pas krosimit nga goditja e këndit. Talenti Lennart Karl ngushtoi shifrat për bavarezët në minutën e 22-të, pas asistit të marrë nga Michael Olise. Në minutat shtesë, Lennart Karl asiston, Michael Olise shënon.
Në pjesën e dytë erdhi përmbysja e madhe e bavarezëve. Dayot Upamecano kaloi Bayern në avantazh në minutën e 54-të, pasi shënoi pas një topi të ardhur nga goditja e këndit dhe francezi gjendej i harruar nga mbrojtësit kundërshtar brenda në zonë. S’kishte si të mungonte i zakonshmi, Harry Kane, anglezi shënoi golin e katërt për bavarezët në minutën e 59-të.
Nicolas Jackson shënon golin e pestë për bavarezët në minutën e 77-të, pas asistit fantastik të Olise. Francezi vulos fitoren 6-2 me golin e tij në minutën e 84-të, duke qenë fantastik sot, me dy gola dhe 3 assite, padyshim lojtari më i vlerësuar i ndeshjes. Notë e lartë edhe për talentin Lennart Karl. Pas kësaj fitoreje, Bayenr nis arratinë dhe momentalisht kryeson me 31 pikë, 8 më shumë se ndjekësi më i afërt, Leverkusen. “Aspirinat” fituan në transfertë 1-2 ndaj Wolfsborg, me golat e Hofmann 9′, Tapsoba 25′, Tillman 33′. Vavro shënoi golin e vetëm për vendasit në pjesën e dytë.
Dortmund ka bërë bllofin sot, duke barazuar në “Signal Iduna Park”, 3-3 ndaj Stuttgart. Për verdhezinjtë shënoi fillimisht Emre Can nga penalltia, pas një faulli në zonë ndaj Nico Schlotterbeck. Maximilian Beier dyfishoi shifrat në minutën e 40-të. Pjesa e dytë ishte vërtetë fantastike, Sttugart barazoi fillimisht shifrat 2-2 me dy golat e Deniz Undav. Karim Adeyemi shënoi golin e tretë për verdhëzinjtë në minutën e 89-të dhe u duk si goli i fitores, por jo. Deniz Undav kompletoi hat-trickun e tij duke barazuar shifrat 3-3 në shtesë. Dortmund renditet i treti me 22 pikë, aq sa Stuttgart, por këta të fundit renditen të pestët për shkak të golavarazhit.
The post Bayern luan tenis, Olise-Lennart Karl të jashtëzakonshëm. Dortmund bën bllofin. Leverkusen bind në transfertë (video) appeared first on Telesport.











