Bayern Munich i është rikthyer edhe njëherë pistës së vjetër që mban emrin e Pablo Barrios. Nuk është hera e parë që bavarezët interesohen për mesfushorin e ri spanjoll, një lojtar tejet i rëndësishëm tek Atletico Madridi.
Edhe pse mesfushori ka një kontratë afatgjatë deri në vitin 2030 me “Colchoneros”, largimi i tij edhe pse i vështirë nuk është i pmaundur.
Për të bindur Atletico-n, Bayern Munich është gati të paguajë deri 70 milionë euro për mesfushorin e ri 22-vjeçar. Pablo Barrios është pikërisht mesfushori që i mungon bavarezërve, pasi rikuperon topat, prish aksionet e kundërshtarëve dhe shumë efektiv në aksionet sulmuese.
The post Bayern i rikthehet fiksimit të vjetër, 70 milionë euro për yllin e La Ligës appeared first on Telesport.












