Bayern i paraprin të keqes dhe gjen mënyrën e duhur për të “blinduar” Michael Olise

Verën e kaluar, Michael Olise u transferua nga Crystal Palace te Bayern Munich për 55 milionë euro dhe brenda vitit, francezi arriti të kthehet në lojtarin kryesor të bavarezëve.

Forma e shkëlqyer që ka treguar gjatë gjithë kësaj kohe, ka zgjuar interesin e shumë klubeve të tjera të mëdha, të cilat jaënë gati të bëjnë “çmendurinë” për ta “rrëmbyer” atë nga Bayern Munich.

Por, drejtuesit e klubit bavarez nuk po rrijnë duarkryq, duke punuar për të rinovuar kontratën me Olise, e cila skadon në vitin 2029. Në kontratën e re, pritet të ketë një rritje të ndjeshme të rrogës për anësorin francez të sulmit.

The post Bayern i paraprin të keqes dhe gjen mënyrën e duhur për të “blinduar” Michael Olise appeared first on Telesport.