Bayern Munich ka marrë fitoren e 16-të rresht këtë sezon, viktima” e radhës është PSG, kampionia në fuqi e Europës. Në supersfidën e luajtur në “Parc des Princes”, Bayern fitoi 1-2. Bavarezët kanë kaluar të parët në avantazh që në minutën e 3-të. Tentativa e parë nga Michael Olise u ndal nga Lucas Chevalier, por Luis Diaz ndoqi mirë aksionin dhe dërgoi topin në rrjetë.
Në minutën e 22-të, Zaire-Emery kroson në zonë, Fabian Ruiz godet fluturimthi, dhe ishte Ousmane Dembele që shtyu topin në rrjetë. Festë e madhe në Paris, por që zgjati vetëm pak. Goli anullohet për pozicion jashtë loje të Dembele. Në minutën e 32-të ishte sërish Luis Diaz që gjeti rrjetën, duke përfituar nga një gafë e Marquinhos, që humbi topin në mënyrë të habitshme dhe i dha mundësinë e artë kolumbianit të dyfishonte shifrat. Pavarësisht dy golave dhe mundësisë për të qenë heroi i këtij takimi, Luis Diaz prish çdo gjë vetë dhe ndëshkohet në shtesë me karton të kuq, për ndërhyrje të rrezikshme nga Achraf Hakimi.
Parizienët do të ngushtonin shifrat me Joao Neves në minutën e 73-të, portugezi shënoi një gol të bukur me një veprim akrobatik pas asistit të Lee Kang-In. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund.
Edhe pse me një lojtar më pak në pjesën e dytë, Bayern del me fitore nga “Parc des Princes” dhe mund të konsiderohet aktualisht si favoriti kryesor për të fituar Champions-in këtë sezon. Bayern mban vendine aprë me 12 pikë të plota në 4 ndeshje, po ashtu edhe Arsenali i cili renditet i dyti.
The post Bayern heroik, bavarezët “shtypin” PSG-në “Parc des Princes” dhe pse me një lojtar më pak (video) appeared first on Telesport.












