Bayern gjen zëvendësuesin e Harry Kane në Premier League, oferta e parë është 100 milionë euro

Pavarësisht formës së mrekullueshme që po tregon këtë sezon dhe ivelit tejet të lartë, Harry Kane mund të largohet në fund të këtij sezoni nga Bayern, sipas klauzolës së nënshkruar mes palëve në momentin kur u transferua nga Tottenham. Në rast të kundërt, anglezi do të qëndrojë edhe sezonin e ardhshëm, pasi kontrata i mbaron në qershor të vitit 2027.

Megjithatë, te Bayern kanë filluar që tani të mendojnë dhe veprojnë për të gjetur një zëvendësues të denjë për Kane dhe sërish bavarezët po gjurmojnë në Premier League. “BILD” zbulon se Bayern po ndjek me shumë interes situatën e Cole Palmer te Chelsea dhe është gati të tentojë transferimin e 23-vjeçarit gjatë merkatos së verës që po vjen. Oferta e parë e bavarezëve përflitet për 100 milionë euro.

Palmer po përjeton një sezon jashtë pritshmërive te Chelsea, ku ka shënuar vetëm 10 gola dhe ka dhënë 3 asiste. Te Chelsea janë të gatshëm të heqin dorë nga Cole Palmer, por nëse vjen oferta që ata duan. “Blutë” e vlerësojnë sulmuesin e tyre mbi 150 milionë euro.

The post Bayern gjen zëvendësuesin e Harry Kane në Premier League, oferta e parë është 100 milionë euro appeared first on Telesport.