Valentin Barco. Ky është lojtari i radhës që po ndjek Bayern për të tashmen dhe të ardhmen.
Argjentinasi është bërë lojtar i rëndësishëm për Racing Strasbourg këtë sezon dhe ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve europiane. I huazuar fillimisht nga Brighton & Hove Albion, 21-vjeçari në verën që lamë pas firmosi përfundimisht për klubin francez.
Ai luan me këmbën e majtë dhe është lojtar polivalent (mesfushor qendre dhe mbrojtës krahu). Ky fleksibilitet e bën lojtar interesant për klubin bavarez, sidomos pas largimit të pritshëm të Raphael Guerreiro në verë (kur i përfundon kontrata).
Deri tani, Barco ka luajtur tetë ndeshje në kampionatin francez, shtatë prej të cilave si titullar. Kontrata e tij aktuale vlen deri në 2029, por Bayern mendon se mund ta blejë për rreth 40 mln euro. Më saktë, kaq kërkon klubi i tij.
The post Bayern gjen një ‘xhevahir’ argjentinas në Francë! Luan në dy pozicione dhe kushton 40 mln euro appeared first on Telesport.