Bayern gjen në PL pasuesin ideal të Goretzka, kushton 45 milionë euro dhe e duan të paktën 4 klube të tjera

Pasi nuk gjetën dot gjuhën e përbashkët për rinovimin e kontratës e cila skadon në qershor të këtij viti, Leon Goretzka dhe Bayern Munich do të ndajnë rrugët në fund të këtij sezoni.

Për mesfushorin gjerman ka interes të madh brenda Bundesligës, por edhe në ligat e tjera elitare. Ndërkohë, drejtuesit e klubit bavarez kanë piketuar zëvendësuesin ideal të Goretzka.

Bëhet fjalë për Ibrahim Sangare, mesfushorin difensiv të Nottingham Forest, i cili ka aftësitë dhe cilësitë e duhura për profilin që kërkon Bayern Munich. 28-vjeçari nga Bregu i Fildishtë është nën kontratë deri në vitin 2028 me Nottingham Forest dhe vlerësohet rreth 45 milionë euro.

Përveç Bayern, për Sangare ka interes konkret edhe nga katër klube të tjera të paktën si Liverpool, Tottenham, Manchester United dhe Aston Villa.

The post Bayern gjen në PL pasuesin ideal të Goretzka, kushton 45 milionë euro dhe e duan të paktën 4 klube të tjera appeared first on Telesport.