Pas Barcelonës, në garë për transferimin e mundshëm të Julian Alvarez është futur edhe Bayern Munich. “Fichajes” bën me dije se bavarezët e kanë piketuar sulmuesin argjentinas si zëvendësuesin ideal të Harry Kane.
Edhe pse është përfolur për një largim të mundshëm këtë verë që po vjen, gjë që duket e vështirë të ndodhë, kontrata e Harry Kane skadon në vitin 2027 dhe bavarezët kanë filluar që tani të mendojnë për zëvendësuesin e tij.
Emri i parë që pëlqehet shumë në Munich është pikërisht ai i Julian Alvarez. Bavarezët besojnë se Julian Alvarez ka të gjitha cilësitë për të udhëhequr sulmin e tyre për dekadën e ardhshme. Në anën tjetër, Atletico Madrid nuk e konsideron më të pashitshëm argjentinasin dhe mund të heq dorë prej tij për një shifër rreth 130 milionë euro.
The post Bayern gjen në Madrid zëvendësuesin e Harry Kane, 130 milionë euro për siguruar transferimin appeared first on Telesport.










