Pavarësisht se në dukje ka një ekip të kompletuar që është momentalisht në garë për të gjithë trofetë e mundshëm, Vincent Kompany beson se ka ende nevojë për përforcime, sidomos për lojtarë të rinj, të cilët shihen si investim afatgjatë.
“Bild” zbulon se Bayern Munich ka piketuar mesfushorin qëndror të Tottenham, Archie Gray, si një objektiv madhor për merkaton e verës. I transferuar në verën e vitit 2024 nga Leeds te Tottenham për 41 milionë euro, Gray bëri bujë të madhe në atë kohë dhe pritshmëritë ndaj tij janë të shumta.
Sipas raportimit në fjalë, duke ditur që për mesfushorin e ri interesohet edhe Real Madrid, Bayern planifikon të paraqesë një ofertë zyrtare gjatë verës së ardhshme për Archie Gray, i cili shumë shpejt mbush 20 vjeç dhe duket se është gati për të bërë një tjetër hap të madh në karrierë.
Megjithatë, largimi nga Tottenham nuk do të jetë edhe aq i lehtë, duke ditur që është nën kontratë me londinezët deri në vitin 2030, por një ofertë e jashtëzakonshme ekonomike mund të ndryshojë situatën.
The post Bayern gjen në Londër mesfushorin që i mungon, e kërkon edhe Real Madrid. Kur ishte 18-vjeç bëri bujë me transferimin e tij appeared first on Telesport.










