Bayern fitore me “manita” dhe nis arratinë, Leverkusen bëhet për “Aspirina” (video)

Bayern Munich nuk di të ndalet këtë sezon në Bundesligë. Bavarezët kanë marrë fitoren e 12-të për këtë sezon, ku kanë vetëm një barazim në 13 javë dhe sot fituan 0-5 në transfertë ndaj Stuttgart.

Bayern gjeti golin që në minutën e 10-të, ku pas një topi të gjatë të Jonas Urbig dhe kombinimit me Michael Olise, Konrad Laimer shënon me finte. Në minutën e 66-të, Harry Kane dyfishon shifrat për bavarezët pas një goli të bukur nga distanca.

Në minutën e 78-të, Josip Stanisic shënoi golin e tretë për bavarezët, me një goditje të lehtë me të djathtën brenda zonës, pas asistit të Luis Diaz. Në 10 minutat e fundit, vendasit mbetën me 10 lojtarë pasi i sapofutur në fushë, Lorenz Assignon, u ndëshkua me karton të kuq për ndalje të topit me dorë, duke i mohuar një rast të pastër shënimi Olise. Arbitri jep penallti, Harry Kane shënoi golin e dytë personal dhe të katërtin për Bayern, këtë herë nga pika e bardhë e penalltisë.

Në minutën e 88-të, Harry Kane kompleton tregolëshin e tij, këtë herë pas asistit të Olise. Pas kësaj fitoreje, Bayern Munich nis shkëputjen, ku distanca me ndjekësin më atë afërt Leipzig, është 11 pikë. Leverkusen vazhdon me luhatjet këtë sezon, sot “Aspirinat” janë mundur 2-0 nga Augsburg.

https://www.goalstube.online/2025/12/stuttgart-bayern.html

The post Bayern fitore me “manita” dhe nis arratinë, Leverkusen bëhet për “Aspirina” (video) appeared first on Telesport.