Bayern fiton Superkupën e Gjermanisë, vendosin Kane dhe Luis Diaz (video)

Bayern Munich e ka nisur me trofe sezonin e ri, duke fituar Superkupën e Gjermanisë, që nga ky vit e tutje do mbajë emrin e legjendës “Franz Beckenbauer”. Bavarezët fituan 1-2 ndaj Stuttgart në finalen e luajtur në “MHP Arena”.

Bavarezët gjetën golin e avantazhit në minutën e 17-të, me të zakonshmin Harry Kane. Anglezi dërgoi topin në rrjetë me një goditje të fortë në kufijtë e zonës së rreptësisë. Pjesa e parë u mbyll 0-1 për bavarezët.

Në minutën e 76-të, Luis Diaz shënon golin e parë me fanellën e Bayern. Kolumbiani shënoi me kokë, pas krosimit perfekt të Serge Gnabry. Vendasit ngushtuan shifrat me golin e Leweling në minutën e 93-të. Bayern fiton përfundimisht 1-2.

Një fitore me plot meritë për ekipin e drejtuar nga Vincent Kompany, që e nis sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme. Kujtojmë se Bundesliga nis zyrtarisht fundjavën e ardhshme.

The post Bayern fiton Superkupën e Gjermanisë, vendosin Kane dhe Luis Diaz (video) appeared first on Telesport.