Bavarezët e kanë mbyllur me fitore edhe xhiron e 18 duke e mposhtur Hoffenheimin në udhëtim me rezultatin 1:3.
Heroi i kampionëve në fuqi këtë ndeshje doli të ishte mesfushori Leon Goretzka
Ishte minuta e 34-të, kur ish anëtari i Schalke shënoi golin e parë në këtë takim dhe i dha epërsinë skuadrës së Bayern.
Në minutën e fundit të pjesës së parë, (45’), ishte përsëri Goretzka i cili shfrytëzoi asistimin e Alaba për të dyfishuar epërsinë e bavarezëve.
Pjesa e dytë tregoi edhe dy gola. I pari u shënua nga vendasit, në minutën e 59, me anë të Nico Schulz.
Në minutat e fundit të takimit (87’) ishte Robert Lewandowski i cili i dha qetësinë skuadrës së tij dhe me golin e tij vendosi rezultatin final 1:3.
Me këtë fitore Bayern është ngjitur në kuotën e 39 pikëve, duke u afruar në vetëm tri pikë me liderët e Dortmund.
Kujtojmë se Dortmund ka një ndeshje më pak, ndeshje të cilën e luan nesër me fillim nga ora 18:30 kundër Leipzig.