Ndeshja nr.50 e Vincent Kompany si trajner në Bundesliga erdhi me një fitore shumë të thellë të Bayern Munich, që mundi 8-1 rivalët e Wolfsburg. Pasi vulosi titullin e Bundesligës sezonin e kaluar, Bayern është përsëri në krye të Ligës, duke humbur vetëm katër pikë në 15 ndeshje.
Pas fitores së thellë 8-1 të ekipit ndaj Wolfsburg më 11 janar (fitorja më e madhe e Kompany në Ligë deri më tani), ata tejkaluan rekordin e Xabi Alonso në Leverkusen për më shumë pikë të grumbulluara pas 16 javëve të para. “Për rezultatin s’kam ç’të them, e dominuam ndeshjen“, tha Kompany.
“Lojtarët po e shijojnë futbollin e tyre, dhe kjo duket në fushë. Po bëjmë një punë jashtëzakonisht të mirë. Mendoj se po luajmë futboll shumë tërheqës, duke shënuar shumë gola. Ekipi po argëtohet, ju e shihni këtë në fushë por edhe pas ndeshjeve“, tha Kompany.
“Ekziston një ndjenjë e jashtëzakonshme bashkimi. Kjo vjen nga të gjithë ne që jemi duke punuar këtu dhe e bën më të shkëlqyer rrugëtimin tonë këtë sezon, si nga pikëpamja sportive ashtu edhe nga ajo personale”, tha Kompany.
The post Bayern fitoi 8-1, reagon Kompany: Rezultat që s’ka nevojë për koment, lojtarët po shijojnë futbollin appeared first on Telesport.










