Bayern e lëshoi zyrtarisht, klubi i madh anglez gati të bëjë ofertën për Goretzka

Leon Goretzka pritet të jetë një nga emrat më të përfolur në merkaton e verës, pasi mesfushori gjerman zyrtarisht ka vendosur të largohet me parametra zero nga Bayern.

Kontrata e tij po shkon drejt fundit dhe palët nuk kanë arritur një marrëveshje për rinovim, duke hapur kështu derën për një largim falas. Situata ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve të mëdha evropiane, që shohin te 30-vjeçari një mundësi të artë për të përforcuar mesfushën pa paguar karton.

Ndër klubet më të interesuara është Arsenal, që po monitoron nga afër zhvillimet. Mikel Arteta e vlerëson eksperiencën, forcën fizike dhe aftësinë e Goretzkës për të kontribuar si në fazën mbrojtëse ashtu edhe në atë sulmuese. Një transferim i mundshëm në Premier League do t’i ofronte lojtarit një sfidë të re, ndërsa Arsenali do të fitonte një profil me përvojë ndërkombëtare dhe mentalitet fitues.

The post Bayern e lëshoi zyrtarisht, klubi i madh anglez gati të bëjë ofertën për Goretzka appeared first on Telesport.