Cody Gapko rinovoi pak ditë me parë me Liverpool-in deri në vitin 2028. Në një intervistë të fundit për “ESPN”, sulmuesi holandez ka zbuluar një prapaskenë të veçantë nga merkato e fundit.
26-vjeçari ka zbuluar se Bayern Munich u interesua për të, por në fund zgjodhi yllin tjetër të Liverpool, Luis Diaz, për të cilin pagoi rreth 75 milionë euro.
“Me atë që di unë, Bayern bëri një përpjekje për të më transferua, por në fund vendosën të nënshkruanin me Luis Diaz”, tregon Gapko. Në 132 ndeshje me Liverpool, Gapko ka shënuar 42 gola dhe ka dhënë 19 asiste.
The post “Bayern donte të më transferonte mua, por në fund vendosën për Luis Diaz” appeared first on Telesport.