Kanë përfunduar disa nga ndeshjet e javës së 22-të në Bundesligë. Bayern Munich ka bërë detyrën duke fituar 0-3 në transfertën ndaj Werder Bremen. Bavarezët shuan dy gola në pjesën e parë me Harry Kane, një nga penalltia dhe tjetri me një goditje të fuqishme nga distanca. Në minutën e 70-të, ishte Leon Goretzka që shënoi golin e tretë dhe vulosi fitoren për bavarezët. Pas kësaj fitoreje, Bayern e çon sërish në 6 pikë diferencën nga vendi i dytë që mbahet nga Borussia Dortmund, që mposhti mbrëmë 4-0 Mainz.
Hoffenheim është rikthyer te fitorja, duke mposhtur në shtëpi 3-0 Freiburg. Sfida u zhllokua në fillim të pjesës së dytë nga Fisnik Asllani, sulmuesi i Kosovës gjen golin e shtatë për këtë sezon, të parin për të në Bundesligë. Ozan Kabak dyfishoi shifrat, ndërsa në shtesë i sapofutur Gendrey vulosi fitoren 3-0. Hoffenheim renditet në vendin e tretë me 45 pikë.
Leverkusen ka marrë një fitore shumë të rëndësishmë në “BayArena” 4-0 ndaj St.Pauli, duke u renditur në vendin e 4-të me 39 pikë, njësoj sa Leipzig dhe Stuttgart, por “Aspirinat” kanë golavarazh më të mirë. Megjithatë, Stuttgart dhe Leipzig ende nuk kanë luajtur për këtë javë.
Në dy ndeshjet e tjera, Eintracht Frankfurt fitoi 3-0 ndaj Borussia Monchengladbach, ndërsa Hamburger SV 3-2 ndaj Union Berlin.
The post Bayern bën detyrën në transfertë, Asllani dhe Hoffenheim rigjejnë fitoren. Leverkusen kap Champions-in appeared first on Telesport.










