Analisti Baton Haxhiu ka thënë se Vjosa Osmani do të duhej të garonte e vetme në zgjedhjet e 7 qershorit.
Haxhiu në Pressing në T7 tha se Osmani nuk do të duhej të gjente strehë diku tjetër.
“Diskursi dhe fjalitë e Vjosa Osmanit, guximi i saj. Ajo është dashtë me bo listë të vetën dhe me garu si e vetme, jo me gjetë strehën dikund. Këta janë njerëzit e guximshëm, që ndërtojnë rrëfimin e vet politik”, tha Haxhiu në Pressing.
“Nuk mundesh me riokupu një parti politike, me ndryshu strukturën e saj, për hirë të pragmatizmit të një lideri që është i pafuqishëm”, tha Haxhiu.









