Gabriel Omar Batistuta, një nga sulmuesit më të fuqishëm të brezit të tij, ishte i ftuar në podcast-in e Rio Ferdinand, ku rikujtoi karrierën dhe ndau reflektime mbi futbollin e jetën.
Gjatë bisedës, ish-sulmuesi argjentinas kujtoi edhe lidhjen me Diego Armando Maradona: “Për mua Diego ishte një njeri i madh, me problemet e tij, por një njeri i madh. Gjithmonë jam përpjekur t’i them të vërtetën, edhe pse ishte më i madh se unë. Ndoshta për këtë më respektonte”.

Pjesa më prekëse lidhet me vdekjen e tij: “Është turp, sepse ishte një njeri i madh dhe vdiq vetëm. Askush nuk ishte me të. Vdiq si një qen. Nuk bëmë mjaftueshëm për ta mbrojtur. Ndihem fajtor, mund ta kisha ndihmuar. Nëse e do dikë, duhet të jesh pranë tij kur ka nevojë”.
Batistuta shtoi: “Na ka dhuruar momente të pabesueshme. Shpresoj të mos ndodhë me Lionel Messi. Duken si superheronj, por janë njerëz”. Për krahasimin: “Janë ndryshe. Messi ka shënuar shumë dhe është më i qetë. Maradona kishte diçka më shumë; karizëm, personalitet. Për mua mbetet më i miri”.
The post Batistuta: Është turp, ndihem fajtor. Maradona vdiq i vetmuar, si një qen… appeared first on Telesport.










