Bastoni “thumbon” Thuram mes të qeshurave: U kthye pas gjashtë muajsh pushime…

Autor i një asisti dhe një goli gjatë ndeshjes Inter-Torino 5-0, Alessandro Bastoni nuk nguroi “t’i hiqte disa guralecë nga këpucët” lidhur me sezonin e kaluar.

“Flitet për një sezon të dështuar, sepse nuk fituam asgjë, por një skuadër me cikël të mbyllur nuk arrin dot deri në finalen e Champions-it dhe e mbyll kampionatin në vendin e dytë, – tha ai për “Sky Sport”. – Kjo do të thotë që skuadra ekziston, dëshira ekziston, ndërsa të rinjtë na kanë sjellë energji”.

Mes të qeshurave, Bastoni nuk kurseu as një “thumb” për Thuram, autor i dopietës në mbrëmjen e djeshme të “San Siros”: “Jam i lumtur për Marcus, që zgjodhi gjashtë muajt e fundit të sezonit të kaluar t’i kalonte me pushime…, por më në fund u kthye”.

The post Bastoni “thumbon” Thuram mes të qeshurave: U kthye pas gjashtë muajsh pushime… appeared first on Telesport.