A e ka lënë pas Interi shijen e hidhur të finaleve të sezonit të kaluar dhe ka rigjetur shpirtin e dy viteve më parë? Nga Riadi, në konferencë për shtyp, në prag të gjysmëfinales së dytë të Superkupës Italiane ndaj Bologna, Alessandro Bastoni u shpreh kështu:
“Ai shpirt nuk është larguar plotësisht, ndoshta është zbehur pak, por kjo është diçka fiziologjike. Ndonjëherë nevojitet një shtysë, sidomos këtë sezon ka ardhur në mënyrë të fortë pas asaj që ka ndodhur. Besoj se kjo shtysë e brendshme ka ardhur fuqishëm dhe na ka lejuar të bëjmë këto paraqitje”.
A i rëndojnë vështirësitë në përballjet direkte: “Nuk është diçka së cilës i japim shumë peshë. Kemi gabuar vetëm dy pjesë loje. Në Serie A jemi të parët, në Champions League në tetë vendet e para. Jam shumë krenar për mënyrën se si po reagojmë ndaj zërave nga jashtë, që flasin për probleme të cilat nuk ekzistojnë”.
The post Bastoni: Shpirti i dy viteve më parë nuk është larguar kurrë, kemi gabuar vetëm dy pjesë loje appeared first on Telesport.













