Këtë javë, Alessandro Bastoni përjetoi një situatë të pakëndshme jashtë fushës. Ndërsa mbrojtësi i Interit luante në ndeshjen e Champions-it ndaj Kairat Almaty, disa hajdutë hynë në vilën e tij në Castelli Calepio, një qytet me 10.000 banorë pranë Liqenit Iseo, Bergamo.
Ngjarja ndodhi pasdite, më 5 nëntor, kur të paktën 4 persona kapërcyen portën dhe hynë në shtëpi përmes një grile ventilimi. Sipas “Bergamonews”, hajdutët shkuan direkt në dhomën e gjumit dhe garderobën e futbollistit zikaltër. Ndër objektet e vjedhura janë çanta luksoze dhe orë, përfshirë dy Rolex.
Grabitja zgjati vetëm disa minuta, sepse alarmi u aktivizua sapo hynë në shtëpi. Për të mos u njohur, grabitësit mbanin rroba të errëta, kapele dhe shaje për fytyrën, teksa ikën para mbërritjes së policisë dhe sigurimit. Në momentin e vjedhjes, nuk ishte askush në vilë. Ngjarja po hetohet nga karabinierët e “Grumello del Monte” dhe njësia operative e Bergamos.
The post Bastoni po luante në Champions, hajdutët i bastisin shtëpinë. I vjedhin “Rolex” dhe çantat luksoze appeared first on Telesport.












