Bastoni karikon skuadrën pas humbjes: Rikthehemi në Champions…

Alessandro Bastoni dje u kritikua tejmase pas humbjws 4-3 ndaj Juventusit, e dyta radhazi për zikaltrit në kampionatin italian.

Performanca e tij la për të dëshiruar. Disa gabime individuale çuan në raste të rrezikshme për bardhezinjtë. Pas ndeshjes, ai nuk u duk edhe aq reflektues.

“Kur pëson katër gola, dihet se vlerësimet janë thuajse të gjitha negative. Ishim të pafat në disa episode. Goli i Adzic ishte një goditje e jashtëzakonshme. Nuk kishim freskinë e duhur. Mendoj se e dominuam shumicën e ndeshjes. Rikthehemi në Champions. Aty nuk ka vend për gabime”, deklaroi Bastoni.

The post Bastoni karikon skuadrën pas humbjes: Rikthehemi në Champions… appeared first on Telesport.