“Bastoni jashtë kombëtares? Pse duhet të ndodhë kjo? Janë gjëra që ndodhin dhe kanë ndodhur gjithmonë në fushë, ekzistojnë mjetet për t’i verifikuar”. Kështu u shpreh ish-kapiteni i kombëtares italiane, Fabio Cannavaro, në një event të “Betsson Sport” në Milano.
“Për sa kohë që ekziston VAR-i duhet të përdoret, pavarësisht kush ka gabuar. Nëse ka një mjet që për vite me radhë është kërkuar, atëherë duhet përdorur gjithmonë. Nuk duhet të ndryshohet protokolli vitin e ardhshëm, por duhet bërë tani, sepse është mëkat që ndeshjet të prishen nga gabime që mund të ndikojnë në ecurinë e kampionatit”, – përfundoi Cannavaro.
The post “Bastoni, jashtë kombëtares? Janë gjëra që kanë ndodhur gjithmonë në fushë” appeared first on Telesport.









