Bastoni–Inter, lamtumira është e mundshme. Ja pse mund të përfitojë Barcelona ose Premier League

Dhimbja në tibia nga goditja e pësuar në derbi, që e detyroi të humbasë ndeshjen me Atalantën (por pritet të rikthehet kundër Fiorentinës), mund të jetë më pak e rëndë sesa ajo që Bastoni ka përjetuar pas “çështjes Kalulu”. Për këtë arsye, mbrojtësi zikaltër mund të mendojë të largohet nga Italia, po aq sa Interi po shqyrton shitjen e tij të mundshme në fund të sezonit.

Barcelona është prej kohësh e interesuar, por aktualisht duket më konkret opsioni i largimit jashtë Italisë, për dy arsye: tifozëria italiane (përveç asaj interiste) nuk duket e gatshme ta harrojë simulimin kundër Juventusit, ndërsa paga prej 5 milionë eurosh është pengesë për klubet italiane.

Shitja e Bastonit mund të sjellë rreth 50 milionë euro për riformatimin e skuadrës zikaltër, më shumë sesa Thuram që erdhi pa shpenzime dhe do të sillte “plusvalencë” të madhe. Vendimi lidhet edhe me disa gabime të Bastonit në ndeshjet europiane, që kanë hapur reflektime pranë “Viale della Liberazione”.

Përveç Barcelonës, Premier League mund të shfaqet si opsion. Aktualisht Bastoni dhe Interi fokusohen te titulli i Serie A, por më pas do të hapet dialogu për të vendosur nëse pas 7 sezonesh, 7 trofeve dhe dashurisë së tifozëve, rrugët do të ndahen.

The post Bastoni–Inter, lamtumira është e mundshme. Ja pse mund të përfitojë Barcelona ose Premier League appeared first on Telesport.