Fabio Capello komentoi ashpër polemikat pas Inter-Juventus, duke theksuar se episodi Kalulu-Bastoni ndikoi drejtpërdrejt në fatin e ndeshjes. Sipas tij, nëse arbitri La Penna do të kishte marrë vendimin e duhur, “pa kartonin e kuq për francezin dhe madje me përjashtimin e lojtarit zikaltër”, ndeshja do të kishte ndryshuar rrënjësisht, sepse Interi do të mbetej me 10 lojtarë dhe jo Juventusi.
Capello u ndal veçanërisht te sjellja e Alessandro Bastonit dhe deklaratat e trajnerit Cristian Chivu: “Bastoni simulon, ndërsa Chivu e justifikon. Kjo është ajo që më zhgënjeu më shumë”. Sipas ish-trajnerit, një ekip i madh nuk duhet të përfitojë nga gabime të qarta arbitri, por të tregojë korrektësi sportive.
Ai kritikoi edhe rregulloren aktuale, duke shpresuar që VAR të ndërhyjë së shpejti edhe në rastet e kartonëve të verdhë të dytë: “Shpresoj që kjo të ndodhë që në Botëror, sepse gabime të tilla duhet të zhduken. Për momentin nuk ka shumë çfarë të bëhet, pasi protokolli nuk lejon korrigjimin e vendimeve të tilla”.
The post “Bastoni dhe Chivu, çfarë zhgënjimi. Njëri simulon në fushë, tjetri e justifikon” appeared first on Telesport.









