Bastisja në shtëpinë e Sylejman Selimit, deklarohet avokati

Mëngjesin e së enjtes, Gjykata Speciale ka nisur një aksion në Prishtinë, ku cak është shtëpia e Sylejman Selimit, ish komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

Lajmi është konfirmuar për IndeksOnline nga avokati Artan Qerkini.

“Mund të konfirmoi se bastisja në shtëpinë e Selimit ka nisur herët në mëngjes dhe po vazhdon ende. Momentalisht nuk kemi asnjë informacion rreth rastit por do të deklarohemi pasi të përfundoi bastisja”, ka thënë Qerkini.

Për IndeksOnline pak qaste më parë është deklaruar edhe zëdhënësi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Christopher Bennett.

“Gjykata Speciale po kryesh operacione të vazhdueshme”, tha shkurt Bennett.

Related Posts