Hetuesit tatimorë të Administratës Tatimore të Kosovës, të asistuar nga Policia e Kosovës, dyshohet se janë duke kryer bastisje në klinikën private për transplantimin e flokëve “Vatan Med”.
“Vatan Med” është klinikë private e mjekësisë, e cila ndodhet në qendër të Prishtinës.
Një person nga ordinanca, tha për Ekonomia Online se “Nuk është bastisje, por kontrolle rutinore”.
Zëdhënësja e ATK-së, Valentina Bytyqi tha për Ekonomia Online se dy aksione të hetuesve tatimorë kanë filluar sot në orën 09:00.
“Dy aksione janë duke u zhvilluar në dy lokacione në Prishtinë, gjatë ditës do të dalim me një komunikate”, tha Bytyqi për EO.
Policia e Kosovës nuk ka dhënë informata zyrtare për ngjarjen.