Bashkohen LDK dhe AAK në Prishtinë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka arritur marrëveshje për bashkëqeverisje në Prishtinë me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Gazeta Reporteri.netraporton se një gjë e tillë është konfirmuar nga kryetari i degës në Prishtinë, Brahim Mehmetaj.

Mehmetaj theksoi se AAK ka qenë për një periudhë të gjatë në bisedime me LDK-në, ndërsa shtoi se partia ku ai bën pjesë do t’i ketë tri drejtori, atë të Sportit, të Administratës dhe Mobilitetit.