Bashkësia Islame e Kosovës del me njoftim për ndërrimin e orës, tregojnë kohën kur falet Bajrami

Bashkësia Islame e Kosovës përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare kanë bërë të ditur se sonte në mesnatë bëhet ndërrimi i orës, gjë që ka efekt edhe në kohët se kur besimtarët myslimanë luten.

BIK ka treguar se ora shkon 60 minuta para dhe kanë treguar se Fitër Bajrami falet nesër në orën 06:59.

Postimi i plotë:

Njoftim!

Duke filluar nga mesnata e sotme bëhet ndërrimi i orës.

Ora sonte do të ndryshohet për 60 minuta përpara, andaj rrjedhimisht edhe oraret e faljes së namazëve do të ndryshojnë.

Për kohët e namazit për nesër dhe për ditët në vijim mund të informoheni nga takvimi zyrtar i Bashkësisë Islame të Kosovës apo edhe nga aplikacioni i ri.

🕒 Kohët e namazit për nesër, e diele – 30.03.2025

🌙 Imsaku: 4:39

☀️Lindja e Diellit: 6:14

🌙 Fitër Bajrami: 6:59

☀️Dreka: 12:44

☀️Ikindia: 16:17

🌔Akshami: 19:07

🌑Jacia: 20:40

Takvimi tanimë është në dispozicion për shkarkim përmes linqeve të poshtëshënuara:

iOS: https://apps.apple.com/us/app/bik-takvim-2025/id6742242015

Android: https://play.google.com/store/apps/details…