Bashkëshortja e JD Vance do të vizitojë Groenlandën ndërsa Trump synon aneksimin e territorit

Usha Vance, bashkëshortja e zëvendës presidentit amerikan J.D. Vance, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Groenlandë nga e enjtja deri të shtunën, njoftoi Shtëpia e Bardhë. Vizita ka për qëllim të promovojë trashëgiminë e Groenlandës dhe të vizitojë vendet historike, si dhe garën kombëtare të qenve të Groenlandës, Avannaata Qimussersu, në qytetin e Sisimiut. Vance do të udhëtojë me djalin e saj dhe një delegacion amerikan.

Raportohet se ajo do të shoqërohet nga Mike Ëalz, këshilltari i sigurisë kombëtare i Presidentit Trump, megjithatë SHBA nuk e ka konfirmuar zyrtarisht këtë informacion. Po ashtu, qeveria amerikane kërkoi takime zyrtare me përfaqësuesit e Danimarkës dhe Groenlandës, por këto kërkesa u refuzuan.

Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, ka reaguar ndaj vizitës, duke theksuar se ajo nuk mund të shkëputet nga deklaratat publike të Presidentit Trump për të aneksuar Groenlandën, një territor autonom danez. Ajo ka shprehur gatishmërinë për të punuar me amerikanët, duke theksuar gjithashtu nevojën për bashkëpunim konstruktiv.