Delfina Krasniqi, bashkëshortja e Artan Behramit i cili është kandidat i PDK-së për deputet, dy ditë para zgjedhjeve i ka dedikuar një shkrim të veçantë bashkëshortit të saj.
Sipas saj, Artan Behrami është besnik, atdhetar, trim e familjar.
“Më shumë se gjysmën e jetës e kemi kaluar bashkë me Artanin! Gjithçka e kemi ndërtuar bashkë! Nuk njoh njeri më pozitiv, më të hareshëm, më besnik, më trim, më atdhetar, më familjar dhe një multitalent i lindur”, shkruan Delfina Krasniqi në llogarinë e saj në facebook.
Tutje, Krasniqi ka thënë se Artani ka qenë gjithmonë lojal ndaj miqve dhe asnjëherë nuk ka heq dorë për të mbrojtur Presidentin Thaçi dhe të tjerët që po gjykohen në Hagë.
Postimi i plotë:
Më shumë se gjysmën e jetës e kemi kaluar bashkë me Artanin! Gjithçka e kemi ndërtuar bashkë! Nuk njoh njeri më pozitiv, më të hareshëm, më besnik, më trim, më atdhetar, më familjar dhe një multitalent i lindur!
Artani është njeriu më i padjallëzuar që njoh! Unë, Teo dhe Rei jemi të bekuar që e kemi familje! Artani është një burrë dhe baba i përkryer!
Artani ka qenë gjithmonë lojal ndaj miqve! Asnjëherë nuk ka heq dorë për të mbrojtur Presidentin Thaçi dhe të tjerët që po gjykohen në Hagë!
Por, nga 10 shkurti, edhe Kosova do të jetë e bekuar të ketë një deputet si Artani! Duke njohur karakterin e tij, jam e bindur që Artani do të jetë një zë i fuqishëm edhe i të drejtave të grave, familjes, pensionistëve, artistëve dhe fëmijëve!
Krejt rrugëtimin profesional e kemi bërë së bashku. Në këtë fushatë, Artani sërish ka treguar vlerat e tij empancipuese, të cilat mezi po pres që t’i shfaqë edhe në Kuvendin e Kosovës!