Bashkëpunimi Shqipëri-Kosovë në arsim, Shahini takim me Ukshinin
Ministrja e Arsimit, Sportit dhe të Rinisë, Besa Shahini zhvilloi një takim pune me të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën e Kosovës në Tiranë, Sylë Ukshini.
Gjatë takimit u diskutua lidhur me dinamikën e realizimit të marrëveshjeve te firmosura nga dy qeveritë(Shqipëri-Kosovë) në mbledhjen e fundit te dy qeverive te mbajtur ne Pejë.
Po ashtu, ministrja Shahi dhe Ukshini folën edhe për projekte të tjera si dhe për gjendjen aktuale në arsimin paraunivesitar dhe në arsimin e lartë në Shqipëri./ATSH