Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, priti në takim shefen e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë – UNMIK-ut, Caroline Ziadeh.
Gjatë këtij takimi, u diskutua për rolin e BIK-ut në promovimin e tolerancës dhe harmonisë ndërfetare në Kosovë.
Myftiu Tërnava theksoi se Bashkësia Islame e Kosovës ka kontribuar gjithmonë në ruajtjen e bashkëjetesës fetare dhe ka punuar për ndërtimin e marrëdhënieve të mira mes komuniteteve të ndryshme.
Ai falënderoi UNMIK-un për mbështetje dhe bashkëpunim në forcimin e dialogut ndërfetar.
Nga ana tjetër, Caroline Ziadeh vlerësoi punën e BIK-ut për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vend.
Ziadeh theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes institucioneve fetare dhe organizatave ndërkombëtare për të forcuar kohezionin social dhe respektin mes komuniteteve.