Kryeministri në detyrë, njëherit kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka uruar bashkëpunëtoren e tij, Mimoza Kusari-Lilën për përvjetorin e tetë të themelimit të Alternativës, transmeton KosovaPost.
Kurti ka thënë se Kusari-Lilën kanë garuar në katër palë zgjedhje, kanë qeverisur bashkë për katër vjet dhe se do të vazhdojnë bashkëpunimin.
“Bashkë garuam në katër palë zgjedhje, e qeverisëm bashkë për katër vjet. Urime përvjetori 8-të i themelimit të Alternativës! Bashkë, vazhdojmë”, ka shkruar Kurti, teksa ka shpërndarë postimin e Kusari-Lilës.
Ai ka marrë pjesë në ceremoninë e organizuar nga kjo parti për shënimin e përvjetorit të themelimit.
The post “Bashkë, vazhdojmë”, Kurti e uron Kusari-Lilën për 8-vjetorin e themelimit të Alternativës appeared first on Kosovapost.net.